Vlorë, atentati ndaj Inez Hajrullës, lihen në burg 4 të arrestuarit

Ekzekutorët e përfshirë ne atentatin ndaj 27 vjeçarit Inez Hajrrulla, do  të vijojnë  të  qëndrojnë  në burg, dhe pse mbrojtja kishte kërkuar ndryshim  të masës  së  sigurisë.

Gjykata  e Apelit, të Vlorës la në  fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani Ardjan Ahmeti, mbi të cilët rëndon akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje e armëve, municioneve, armëve shpërthyese.

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e lokalit “A&B Mazana” që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona që dyshohet të jenë katër të arrestuarit e mësipërm, kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në sheshin ndërmjet lokalit “A&B Mazana” dhe restorant “Rajan” janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe tek bar “Aurora”.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit “A&B Mazana”, ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë moment nga pamjet filmike duket që gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet në pamjet filmike duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve dhe del nga rrezja e filmimit të kamerave. Pas vetëdorëzimit në polici, Ervis Matodashaj ka shpjeguar se armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje nga Inez Hajrulla, e kishte hedhur në një territor në lagjen “Pavarësia”, armë kjo e cila më pas u gjet, e cila është një pistoletë prodhim Italian. Pas ekspertimit balistik të kësaj pistolete, rezultoi se kjo armë ishte pistoletë imituese. Pas këtij rezultati, Inez Hajrulla dhe shoku i tij Ervis Matodashaj janë liruar

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!