LORË – Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”, ku një automjet është përplasur me një motor.

Raportohet se si pasojë e aksidentit drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të lehta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.