VlorëNjë 22-vjeçar autor i disa vjedhjeve në Vlorë ka rënë në prangat e policisë.

Sipas njoftimit të bluve i riu me precedent të mëparshëm penal për vjedhje ka grabitur 4 dyqane në datën 1 dhe 2 janar në lagjet ‘28 Nëntori’, ’29 Nëntori’ dhe ‘24 Maji’.

Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit blutë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi cigaresh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një thikë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Shops”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

* K. L., 22 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa rasteve vjedhjesh në disa dyqane në qytetin e Vlorës, konkretisht:

* Më datë 01.01.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur me thyerje një dyqan;

* Më datë 02.01.2026, në lagjen “24 Maji”, ka vjedhur me thyerje një dyqan;

* Më datë 02.01.2026, në lagjen “29 Nëntori”, ka vjedhur një dyqan tjetër.

Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi cigaresh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një armë e ftohtë (thikë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.