ATSH-Harilla Koçi/.-18 familje të komunitetit rom dhe egjiptian në komunën e Novoselës dhe në fshatin Llakatund, Vlorë, do të përfitojnë nga fondet e qeverisë shqiptare për përmirësimin e kushteve të banimit.
Burime zyrtare të Këshillit të Qarkut bënë të ditur për ATSH-në se, ka nisur zbatimi i projektit "Pe?rmire?simi i kushteve te? banesave te? komunitetit rom dhe egjyptian", që financohet nga Ministria e Zhvillimit Urban.
Ky projekt, që është fituar dhe po zbatohet nga Këshilli i Qarkut të Vlore?s, konsiston në rikonstruksionin e 18 banesave te? këtij komuniteti në zonat e mësipërme dhe shndërrimin e tyre në mjedise të përshtatshme për një jetesë normale.
Sipas burimeve, përmes fondit të akorduar për këtë qëllim, do të ndërhyhet për riparimin e sistemit elektrik dhe mjediseve të brendshme, zëvendësimin e dyerve e dritareve, riparimin e çative etj. Në tërësi, projekti do të synojë të krijojë standarde normale banimi.
Banesat në fjalë u përzgjodhën përmes vlerësimit të gjendjes në terren, ku u panë nga afër kushtet në të cilat jetonin familjet përkatëse. "Ky projekt, është pjesë e një programi më të gjerë dhe e vëmendjes që po tregon qeveria për komunitetin rom dhe egjyptian, për integrimin e tyre në shoqëri", thanë burimet e Këshillit të Qarkut të Vlorës.
Në komunën e Novoselës dhe Llakatund, respektivisht 20 km dhe 25 km në veri dhe verilindje të Vlorës, jeton një komunitet i konsiderueshëm rom dhe egjiptian.
/Shqiptarja.com