Vlorë/ Banorët e rrugës ‘Donika Kastrioti’ në protestë: S’dalim në votime nëse nuk shtrohet rruga

“Ne nuk do të marrim pjesë në procesin e votimit të ardhshëm për asnjë parti”.  Duke kërcënuar se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 2023, banorët e lagjes 10 korriku kanë protestuar këtë të hënë kundër bashkisë së Vlorës. Ata kërkojnë asfaltimin e rrugës “Donika Kastrioti”.

“Këtu nuk është investuar asnjëherë, edhe pse ne paguajmë taksat. Na gënjejnë ia kanë marrë dorën me gënjeshtra”, tha një banor.

Rruga është e pa asfaltuar dhe pa ndriçim. Situata përkeqësohet në ditë me reshje.

“Unë vetëm rrugën dua. Në dimër ka baltë, ndërsa tani i mbajmë dritaret mbyllur se mbushet me pluhur”, tha një tjetër banore.

Bëhet fjalë për një segment 2 km që nis nga zona Bishtit të Kalldrëmit deri në brendësi të lagjes “10 Korriku”. Rruga u shërben 156 familjeve autoktone të Vlorës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot