Ermal Gora, 46 vjeç, është ekstraduar nga Spanja në vendin tonë, pasi rezultonte në kërkim si pjesë e grupi prej 3 personazh, të cilët do të ekzekutonin një person në maj 2023. Ndaj tij, rëndojnë akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas. Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”, njoftoi Policia e Shtetit.
Ende nuk dihet se cili person ka qenë shënjestra e grupit, i cili u zbulua asokohe nga Policia e Beratit teksa lëviznin me një makinë te mbushur me sendet për organizmin e atentat. Me ekstradimin e Gorës, tre anëtarët e grupit janë në qeli. Arli Shehu 30 vjeç është arrestuar pak muaj pas atentatit, ndërsa Hamit Berisha 57-vjeç, nga Kosova, është ekstraduar korrikun e vitit të kaluar.
Në mjetin që iu sekuestrua grupit më 31 maj 2023, Policia gjeti një motor që figuronte i vjedhur, dy skafandra veshje kamuflazhi xhupa meshini dy radio marrëse -dhënëse një armë zjarri automatik me silenciator, dylbi, dorashka lëkure, një thik, një sasi municioni luftarak, bidonë me benzinë dhe disa sende të cilat do përdoreshin për të realizuar atentatin.
Komente










