VLORË- Një kokë njeriu e dekompozuar është gjetur në zonën pyjore të fshatit Karbunarë. 

Ka qenë një banorë i fshatit Romes i cili ishte duke shkuar në arat e tij, dhe pikërisht në një rrugë në mes të pyllit ka vënë re një kokë të mbuluar me gjethe. Sipas banorit Saimir Hoxhaj , koka në fillim i është dukur se si përkiste një bagëtie, por më pas kuptoi se ishte e një njeriu.
 
“Fillimisht ku e pashë më ngjau si kokë bagëtie por kur e zbulova pashë kokë njeriu të dekompozuar dhe mendoj se mund të kishte me shumë se katër muaj nga dekompozimi", u shpreh Hoxhaj . 
 
Ai u shpreh se kokën e njeriut mund ta ketë sjellë ndonjë kafshë, egërsirë pylli . Policia e Vlorës e cila ka mbërritur në vendngjarje ka bërë krehjen e zonës dhe ende po vijon kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të trupit.

Pista që po heton policia mund të jenë ndonjë vdekje natyrale ose ndonjë vrasje . Në qytetin e Vlorës janë denoncuar 14 raste ku persona janë zhdukur dhe policia po punon për gjetjen dhe identitetin e këtij person.


Bariu tregon momentet e para kur ndeshi me kokën e prerë
Bariu tregon se sapo ka parë kokën e prerë ka lajmëruar menjëherë policinë te cilët e kanë marrë me vete organin.

Ku e gjete kokën e prerë?
Po kaloja një rrugë pylli dhe e gjeta përdhe, pothuajse mbi gjethet e pemëve.

E shkëputur apo e ngjitur me trupin?
Vetëm koka, nuk ekziston gjë tjetër.

E groposur apo jashtë?
Jashtë.

Kishte shenja?
Nuk i vura re shumë, atë punë e di policia. Unë lajmërova policinë. 

Si veprove kur e gjete?
Lashë dikë ta ruante se mos e merrte ndonjë qën a kafshë tjetër. Shkova në polici, lajmërova në zonën e Selenicës. Dukej pak a shumë 2-3 muaj, nuk ishte kokë e tretur mirë.

[gallery]20746[/gallery] 

Njoftimi i policisë Vlorë
Ditën e djeshme rreth orës 13:55, në fshatin Karbunarë, në rrugën e vjetër të këtij fshati është gjetur një "kokë njeriu", në një zonë të pyllëzuar.
 
Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se koka është e dekompozuar.
 
Priten ekzaminimet laboratorike në lidhje me identifikimin dhe të çdo detaji tjetër në lidhje me këtë ngjarje.
 
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.