/ATSH-Harilla Koçi/.-Bashkimi Evropian mbështet zhvillimin e artizanatit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Përmes projektit CRAFT IN, që implementohet në kuadrin e Programit IPA CBC Shqipëri-Greqi, synohet jo vetëm ruajtja dhe nxitja e vlerave të traditave në prodhimet artizanale, por edhe shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i hapësirave të bashkëpunimit mes artizanëve shqiptarë dhe grekë, si një mundësi për zgjerimin e tregut në vendet respektive, por edhe më gjerë.
Kjo, sipas drejtoreshës ekzekutive të Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, Mirela Koçi, do të krijojë një standard të ri, një hapësirë të re komunikimi mes prodhuesve artizanë të dy vendeve, në funksion të një qëllimi të përbashkët, të konturimit të një dimensioni ambicioz zhvillimi të artizanatit dhe aksesit të tij në tregun evropian.
Kësaj ideje, që ka filluar të zbatohet, i shërbejnë edhe praktikat bashkëkohore të shkëmbimit të përvojave, menaxhimit dhe tregtimit të produkteve, gjë që u theksua edhe në një takim që u zhvillua me përfaqësues të subjekteve partnere, në Kalpaki(Greqi), ku u diskutua mes të tjerash për ecurinë e deritanishme të projektit dhe perspektivën e tij në rajonet respektive mes Shqipërisë dhe Greqisë.
"Projekti CRAFT IN, që implementohet nga 5 partnerë, mes të cilëe Shoqata e Bashkive në Greqi, komunat e Pogonit në Greqi dhe Shqipëri, Bashkia e Delvinës dhe Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, që është edhe "lead partner"("partneri lider") për vendin tonë, synon të nxisë zhvillimin e artizanatit dhe veçanërisht të krijojë përmes një platforme të promovimit dhe tregtimit të shitjeve online, mundësinë e promocionit të produkteve tradicionale shqiptare dhe greke jashtë kufijve respektivë, përmes evidentimit të vlerave të tyre" shprehet Koçi.
Ky është konceptuar si një proces që ka nisur me identifikimin e artizanëve në Qarkun e Vlorës, Gjirokastrës dhe në qarqet respektive në Greqi dhe më pas, vijon me trajnimin e tyre në disa aspekte, duke përfshirë edhe kujdesin për transmetimin e traditës së prodhimit të produktyeve artizanale tek brezat e rinj. Pjesë e këtij procesi janë bërë veçanërisht punimi i gurit, drurit dhe hekurit, përpunimi i fibrave të leshit e të pambukut dhe në tërësi produktet tipike të artizanatit në Shqipëri dhe në Greqi, në territoret ku implementohet projekti.
Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet trajnimit të artizanëve për krijimin dhe menaxhimin e biznesit përkatës, me synimin për të nxitur zgjerimin dhe promovimin e produkteve. Në këtë drejtim, thotë për ATSH-në drejtoresha e AULEDA-s, merr rëndësi përdorimi i platformës për shitjet "online", përmes një strategjie të posaçme, që përbën edhe një nga shtyllat e projektit.
Projekti Kraft IN ka hyrë në fazën më të rëndësishme të tij, që është ajo e dizejnimit të portalit. Për këtë është zhvilluar procesi i identifikimit dhe grupimit sipas produkteve, të artizanëve në Qarkun e Gjirokastrës, duke përfshirë qytetin e Përmetit dhe rrethinat e tij, qytetin e Gjirokastrës dhe fshatrat e komunës Pogon, qytetin e Delvinës, disa komuna në rrethin e Vlorës etj. Në këtë mënyrë janë krijuar edhe fokus grupet dhe targeti i trajnimeve, me ekspertë të ndryshëm, të cilat do të zhvillohen edhe në territoret ku implementohet projekti, por edhe "online". Pra, do të ketë seanca të rregjistruara të punimit të gurit, të hekurit, apo të tekstileve. Kjo strategji marketingu do të shoqërohet me një fushatë të gjerë mediatike, përmes spoteve të ndryshme.
Krahas kësaj, do të realizohen shkëmbime të përvojave mes artizanëve grekë dhe shqiptarë, përmes vizitave respektive të tyre për të përcjellë ide, mënyra të përpunimit, me synimin e transferimit të ndërsjelltë të praktikave të realizimit të produkteve artizanale.
Sensibilizimi i institucioneve publike për rolin që duhet të luajnë në promovimin e këtyre vlerave dhe të ruajtjes së traditës në këtë fushë, përbën gjithashtu një nga komponentët e rëndësishëm të këtij projekti.
/Shqiptarja.com