Vlorë, bllokohen 17 kamionë me
lëndë minerale, s’kishin dokumenta

Vlorë, bllokohen 17 kamionë me<br />lëndë minerale, s’kishin dokumenta
VLORE- Plot 17 kamionë të mbushur me lëndë minerale janë bllokuar ditën e djeshme nga sektori i Krimit Ekonomik, Policia e Shtetit, si dhe nga përfaqësues të bashkisë së Selenicës. Kryetari i kësaj bashkie, Ferdinant Aligjoni, ka bërë me dije se ka qënë një bashkëpunim i Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Policsë së Shtetit, të cilët kanë filluar kontrollin për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në shfrytëzimin e mineraleve.
 
Nga kontrolli i djeshëm që është kryer është konstatuar se janë bllokuar 17 kamionë të tipit “Trajler” të ngarkuar me materiale. Sekuestrimi i tyre është bërë pasi këto mjete nuk dispononin asnjë lloj dokumenti fiskal.
 
Sipas kreut të bashkisë së Selenicës Aligjoni, për të gjitha këto subjekte që janë vërejtur probleme në dokumentacion është bërë kallzim penal në Prokurori.
 
Kontrollet tek këto subjekte kanë vazhduar pasi kanë shfrytëzuar situatën e zgjedhjeve dhe nuk kanë shlyer asnjë lloj detyrimi ndaj bashkisë.
 
“Ne i sigurojmë të gjitha subjektet, se do të ushtrohen kontrolle të imtësishme mbi këto subjekte deri sa të plotësohen me dokumentat përkatëse dhe të shlyejnë të gjitha detyrimet, në të kundërt do të bllokohen”, ka thënë Aligjoni.
 
Aligjoni ka bërë me dije se ditën e hënë do të vijojë aksioni për të gjitha kompanitë të cilat nuk kanë plotësuar dokumentacionet e nevojshme.
 
Bashkia e Selenicës, Policia e Shtetit dhe Sektori i Krimit ekonomik kanë ushtruar më pas kontrolle në 6 firma të shfytëzimit të mineraleve në këtë zonë. Gjatë kontrolleve janë konstatuar mjaft parregullësi në dokumentacion si dhe në lejet e shfytëzimit të mineraleve.
 
Ditën e hënë të gjitha subjektet e shfrytëzimit të mineraleve do të kalojnë në sitën e kontrollit nga Sektori i i Krimit ekonomik, Bashkia e Selenicës dhe Policia e Shtetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut