Vlorë, bllokohen 700 kg kanabis
në Akërni, gati për trafik në Itali

Vlorë, bllokohen 700 kg kanabis<br />në Akërni, gati për trafik në Itali
VLORE-Sekuestrohen 700 kg kanabis pranë ''hidrovorit'' në Akërni, gati për trafik në Itali.
 
Lënda narkotike e paketuar në 28 pako, ishte transportuar me një furgon pa targa dhe ishte lënë në breg të detit pranë Hidrovorit.
 
Në furgonin e braktisur u gjetën edhe 48 bidona me nga 60 litra benzinë, gjithësej 2880 litra, ndërsa në mbrëmje kanabisi do të trafikohej për në Itali me gomone.
 
E ndërsa po prisnin që të vinte gomonia për të marrë kanabisin, plani i trafikantëve ka dështuar, pasi janë zbuluar.
 
Policia pas sekuestrimit të kanabisit ka nisur kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar poseduesit, të cilët pasi kanë pikasur policinë janë arratisur.
 
Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare dhe ajo e Vlorës në bashkëpunim me Delta Forcë.
 
Ndërkohë që mbrëmë u bllokua në det në gomone me 600 kg kanabis e nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, ku sipas policisë,nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat e kapur në Itali në, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna për ta, do të trafikonin në Itali edhe këtë sasi lënde narkotike të sekuestruar në Akërni.
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë.

Vijon operacioni antidrogë.

Sekuestrohen rreth 700 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva në Akërni.

Sekuestrohen dhe 48 bidona me nga 60 litra benzinë, gjithësej 2880 litra.

Gjithashtu në afërsi të lëndës narkotike është gjetur edhe një automjet Furgon, bosh pa ngarkesë.

Në vijim të operacionit ndërkombëtar të nisur ditën e djeshme i cili u finalizua me sukses falë bashkëpunimit me DVKM Vlorë, Delta Forcën, DVP Vlorë dhe Guardia di Financën, ku u sekuestruan rreth 650 kg lëndë narkotike në ujrat ndërkombëtare si dhe u kapën dhe u ndaluan dy shtetas që po e transportonin, operacioni ka vijuar me krehjen e zonës ku dyshohet se është nisur gomonia që u sekuestrua me lëndë narkotike.

Si rezultat i krehjes së zonës nga Delta Forcë, Policia Kufitare Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe GdF u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i sasisë tjetër të lëndës narkotike Cannabis Sattiva gati për tu trafikuar.

Lënda narkotike u gjet pranë ''hidrovorit'' në Akërni, Novoselë, të fshehur në një zonë pyjore, 29 pako të mëdha me peshë 20 deri në 25 kilogramë secila.

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 48 bidona me benzinë me nga 60 litra secili, si edhe një mjet tip furgon të markës ''Iveko'', bosh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat e kapur në Itali në operacionin e përbashkët, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna për ta do të trafikonin në Itali edhe këtë sasi lënde narkotike të sekuestruar në Akërni.

Vijon operacioni dhe shkëmbimet intensive të informacioneve me Zyrën Interforcë të Policisë italiane dhe Guardia di Finanza.
 

[gallery]23549[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar