Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar një gomone 10 m të gjatë dhe me dy motorë, e dyshuar se do të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike. 

Mjeti lundrues e markës "Yamaha" u gjet në zonën e quajtur "Fusha e druve", ndërsa ka mbishkrimi "EBI" dhe rezulton në proncesi të V.M.

Gomonia më parë ka qenë në vendbanimin e Orikumit por është lëvizur nga toka me qëllim për t'u hedhur në det në zonën e Zvërnecit.
 gomone

skafi
(Gomonia e sekuestruar në Vlorë)

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky mjet lundrues mund të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit Italian.
 
Shërbimet bënë të mundur bllokimin e mjetit në Pikën e Grumbullimit Triport për veprime të mëtejshme.
 
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Zhvendosja e mjetit lundrues pa autorizim", bazuar në ligjin 8663, viti 2000.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com