/ATSH-Harilla Koçi/.-Duhet të njohësh botën e njeriut për të perceptuar raportin e tij me botën që e rrethon, për të vlerësuar sjelljen e tij në mjedisin social, për të krijuar një tablo qoftë edhe të përafërt për profilin e tij shpirtëror.
Në rastin e të riut vlonjat, Harilla Ibrahimi, mjafton të shohësh disa nga punimet e tij në pikturë, për të hyrë tërësisht në botën e tij, në atë që ai disponon dhe shfaq, në atë që ai aspiron të bëjë, në mendimin dhe gjykimin e tij për veten dhe të tjerët, në dëshirat dhe objektivat, në vizionin për të nesërmen, e afërt dhe e largët njëkohësisht.
Ibrahimi të befason. Të befason me artin, me ngjyrat, me mënyrën si arrin të bashkojë mendimin dhe penelin, t'i bëjë ato "një". Ai të tërheq në botën e vet, të tërheq butësisht. Jo thjesht me atë buzëqeshje të pafajshme plot mirësi dhe pothuajse fëmijërore, por me ngjyrat e veta, me konceptin, me mënyrën se si e sheh sendin, njeriun, objektin që ndodhet pranë apo larg, me thjeshtësinë apo dyzimin.
Për të, një copëz e natyrës, e asaj që kemi përballë, apo që na shfaqet në përditshmërinë tonë, brenda dhe jashtë dëshirës, apo vullnetit, është pjesë e të tërës, është gjykimi ynë për gjithçka që na rrethon.
Tek artisti i ri vlonjat, bukuria e nje femre nuk qëndron thjesht dhe vetëm tek lakuriqësia e saj, por në rradhë të parë tek gjesti, tek mendimi, tek mënyra se si ajo raportohet me veten dhe me të tjerët dhe që plotësojnë edhe disa nga ngjyrat e botës së saj shpirtërore.
"Prandaj dhe ne, e duam, e pëlqejmë të bukurën femërore, priremi tek feminizmi i saj, sepse ajo është jeta që duam dhe ëndërrojmë", shprehet Ibrahimi. Sipas tij, njeriu nuk është shpesh i kthjellët dhe i qartë në vendimet që merr, në mënyrën se si sillet. Dyzimi në vendimmarrje është pjesë e natyrës së tij, e profilit, gjë që na vjen përmes një peneli të thjeshtë dhe domethënës, përmes linjave që na prezantohen të çrregullta në simetrinë e tyre.
I vendosur në perspektivë me natyrën, me detin e pafund, me pemët, me ngjyrat e jetës, me dritëhijet e saj, me errësirën e natës, apo agun e mëngjesit, protagonisti i këtyre punimeve, është gjithësecili prej nesh, por veçse me një emër, i vetmi element që e dallon atë nga të tjerët.
Këtu qëndron edhe e veçanta e artit të Harilla Ibrahimit, artistit të ri vlonjat, që u prezantua përpara publikut të qytetit të vet me 21 punime në pikturë, po aq sa është edhe mosha e tij.
Por kjo është vetëm një simbolikë ku, çdo punim duket sikur përfaqëson një nga vitet e jetës së të riut, ndërkohë që të gjitha ato janë realizuar vetëm brenda katër ditëve të fundit, në prag të celjes së ekspozitës.
Kjo ekspozitë që u çel në sallën e Galerisë së Arteve në Pallatin e Kulturës "Labëria", është pritur me mjaft interes nga qytetarët vlonjatë, nga bashkëmoshatarë të tij, nga dashamirës të artit viziv, miq, të njohur, nga njerëz të të gjitha kategorive e moshave.
Ata e kanë përgëzuar Ibrahimin për talentin dhe guximin e tij artistik, për faktin se guxoi dhe e çeli ekspozitën në ditët e atmosferës zgjedhore, për të ofruar diçka ndryshe për qytetin e vet.
Pas krijimtarisë në prozë e poezi, i riu vlonjat prezantohet për artdashësit e qytetit të tij, me një dimension tjetër artistik, pikturën, të cilën ai e adhuron.
Ibrahimi falenderon të gjithë qytetarët, miqtë e dashamirësit e tij, që ju ndodhën pranë në këtë aktivitet, nxitësen dhe mbështetësen e kësaj nisme, Elona Murati./
/Shqiptarja.com