VLORË - Për vite më radhe në portin e Vlorës janë bërë abuzime financiare të konsiderueshme, teksa nga qeveria paraardhëse një gjë e tillë është toleruar.
Akuza është bërë nga drejtori aktual i portit të Vlorës, Xhevahir Celoaliaj, i cili ka theksuar se shumë kompani kanë operuar në këtë port pa asnjë lloj kontrate.
Kjo sipas Celoaliajt ka ndikuar në uljen e të ardhurave duke bërë që në port prej vitesh të mos kryhej asnjë rikonstruksion dhe bilanci financiar të ishte gjithmonë negativ.
Celoalilaj shtoi se me shumë prej këtyre kompanive janë ndërprerë marrëdhëniet, teksa shtoi se për shkeljet e konstatuara janë bërë kallëzimet në prokurori.
Drejtori ndërkohë konfirmoi se në muajin tetor do të nisë puna për ndërtimin e portit të ri, teksa shtoi se gjatë kësaj periudhe ka patur edhe rritje të të ardhurave.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO