Leli thotë se e ka shkarkuar, drejtori i Ujësjellësit: Jam në detyrë sipas ligjit! S’kam grabitur asnjë vulë apo libër protokollar! Akuzat ndaj meje spekulime që të dëmtojnë imazhin e UKV-së

VLORË- Situata në Ujësjellësin e Vlorës vijon të jetë e tensionuar! Një ditë pas kaosit të krijuar, në një kohë kur kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli thotë se e ka shkarkuar, Shkëlqim Leskaj sot në një deklaratë për mediat, nuk heq dorë duke thënë se ai vijon të jetë në krye të detyrës. Në deklaratë zyrtare, Leskaj ka mohuar akuzat që vijnë në drejtim të tij, sipas së cilit nuk ka marrë asnjë vulë apo procesverbal siç pretendohet, e ndërsa vë theksin se gjatë kësaj kohe ai nuk ka nënshkruar asnjë kontratë as për sahatët, klorinimin dhe as për uniformat e punonjësve.

“Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi. Zoti Leskaj, vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë. Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë. Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve”, thuhet në deklaratë.

Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit, Leskaj shprehet se janë dashakeqëse me qëllim dëmtimin e imazhit të tij, por edhe të punës së Ujësjellësit të Vlorës.

“Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për t'u dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve. Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit në adresë të Zotit Leskaj, janë spekullime, me qëllim dashakeqës për të prishur imazhin e kreut të kësaj Shoqërie dhe për të përbaltur të gjithë aktivitetin dhe energjitë e harxhuara prej tij gjatë gjithë kësaj detyre që po e vazhdon me përkushtim të plotë", përfundon deklarata.

Dje Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli njoftoi se ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn prej katër ditësh, por ai refuzon që të lirojë zyrën. Ndaj tij janë ngritur akuza për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit,  gjithashtu se ka firmosur 3 tendera: për sahatet e ujit, klorifikimin dhe uniformat për punonjësit e Ujësjellësit, por këtë e ka mohuar kategorikisht Leskaj. Sipas drejtorit, shkarkimi i tij është i paligjshëm, pasi ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv. Ndërkohë që dje pranë zyrës së drejtorit të Ujësjellësit, shkoi bordi drejtues, kryebashkiaku dhe nënkryetari, duke i kërkuar të lirojë zyrën pasi është i shkarkuar. Sakaq palët kanë përfunduar në Komisariat, ku kanë dhënë deklarimet e tyre për sqarimin e mëtejshëm të situatës.

Drejtori i UKV-së, Shkëlqim Leskaj 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baçi: 21/09/2021 14:21

    Dritan Leli te tregoj arsyen perse e shkarkoi dhe ta çoj ne gjykate nese ka abuzim siç thote. Ne te kundert ti japi 12 paga mujore nga taksat e qytetarve te vlores.

    Përgjigju
  • lanj: 21/09/2021 10:24

    Kete drejtorin e mban Andueli dhe Afrimk, se njerit i jep 1000litra nafte ne muaj dhe tjetrit i firmos tenderat me sy mbyllur. Rilindje e shpifur. Ptuuu

    Përgjigju
  • Mondi: 21/09/2021 09:00

    Ky drejtori cfare merita ka pasur per tu emeruar. Ata qe te emeruan edhe te cemerojne.ik drejtor mos na e shpif

    Përgjigju
  • vlore: 21/09/2021 07:51

    Ujësjellësi i Vlorës është grup i strukturuar kriminal, bande hajdutesh me ne krye vet Lelin e vlorës, zihen për interesa te tyre prishje pazaresh... ptuu raca muti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia