Dajë e nip të zhdukur prej 6 ditësh, hakmarrja për një vrasje në ‘96, pista ku po heton policia

Shkodër- Zhdukje misterioze konsiderohet ajo e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Mollaj në Shkodër. Ata kanë dalë nga shtëpia që prej datë 23 gusht dhe nuk janë kthyer më. Por ndërsa apeli për ndihmë i familjarëve të tyre bëhet më i fortë, detaje të reja mësohen nga grupi hetimor. Burime pranë tyre bëjnë me dije për Report Tv dhe Shqiptarja.com se njëra nga pistat e hetimit është vrasja e Sokol Hysenajt e ndodhur në vitin 1996, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Agron Mollaj (nipi).

Ndërkohë familjarë të të zhdukurit Agron Mollaj mohojnë në mënyrë kategorike përfshirje e këti të fundit në një ngjarje të tillë. Sipas tyre kjo ngjarje nuk ka ndodhur dhe nuk kanë pas asnjë konflikt në të kaluarën.

Bashkëshortja e Gëzimit, Sajmira Hysaj tregoi më herët për Report Tv dhe Shqiptarja.com bisedën e fundit me të shoqin dhe telefonatën që e nxori nga shtëpia. Ajo thotë se i shoqi i ka komunikuar se do takohej me një shok, por një orë më vonë telefoni i tij rezultoi i fikur dhe familja ka humbur çdo kontakt me të.

Kjo është një ngjarje e rëndë që na ka ndodhur. Burri s'ka pasur asnjë problem me asnjë person. Ka qënë në 23 gusht ora 20 e 20 minuta e mbrëmjes, më ka thënë do kthehem në shtëpi se do pi kafe me një shok, e morën në telefon. Unë i rashë telefonint të tij pas një ore, telefoni doli i fikur. Nuk di më asgjë për të që nga ai moment. I bëj apel mediave dhe ministrit Xhafaj të na ndihmojnë.

Bashkëshortja Sajmira Hysaj

I humburi Gëzim Hysaj

Ngjarja bëhet më misterioze, kur një orë pas Gëzimit del nga shtëpia dhe nipi i tij Agron Mollaj. Familjarët pretendojnë se ai është thirrur nga daja e të dy bashkë kanë humbur çdo kontakt me familjen.

Intervista e plotë e bashkëshortes së Gëzim Hysajt

Si ka qënë momenti?

Kjo është një ngjarje e rëndë që na ka ndodhur. Burri im s’ka pas asnjë ngatërresë, as një problem më të voglin.

Si ndodhi?

Më 23 gusht në orën 8 e 20 minuta ka dalë nga shtëpia, më ka thënë do dal të pi kafe në qytet se më ka kërkuar një shok.

Edhe aq?

Unë e kam marrë në telefon nga ora 9 e 30 minuta, të vinte të hante darkë, i ka shkuar zilja por nuk e ka hapur. Kur e mora për herë të dytë telefoni i doli i fikur. Nga ai moment nuk di më asgjë, jemi duke përjetuar një tmerr.

Kur keni shkuar në polici?

E kam lajmëruar në orën 02:00 të natës. I kam dhënë të dhënat e burrit, më kanë thënë në rajon e polici nuk është. As aksident nuk ka bërë. Nuk kam më fjalë, po përjetoj një tmerr të madh.

Sa fëmijë ke?

Kam tre vajza dhe një djalë

Po me nipin ishin bashkë?

Në momenin që burrit tim i është fikur telefoni ka dalë nga shtëpia edhe nipi

Cfarë pune bënte burri?

Punë fshati, me bujqësi merrej

Policia ka ardhur në shtëpi?

Kanë ardhur të nesërmen, kam bërë edhe kallëzim, por deri tani asnjë zgjidhje s'kanë, asnjë të dhënë

Ju si grua ku dyshoni?

Kur të humb njeriu i shtëpisë prej 6 ditësh ky është një tmerr, s'di më shumë

A ka pasur ndonjë konflikt?

Unë nuk jam në dijeni, me sa di s’ka pasur asnjë konflikt. Asgjë nuk dimë, s’dimë ku ta kërkojmë

Mos ka shkuar jashtë shtetit?

Nuk besoj se ikën burri jashtë shtetit pa njoftuar familjen

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Kunati: S’mund të zhduken pa lënë gjurmë dy burra, po motorët e tyre ku janë?! (VIDEO)

Për ngjarjen ka folur edhe kunati Gëzim Hysajt i cili thotë se policia nuk po bën aq sa duhet. Ai hedh dyshime për fshehje të ngjarjes.Sipas tij dy të zhdukurit, Agron Mollaj dhe kunati i tij Gëzim Hysaj kanë qenë me motorë në momentin që kanë dalë nga shtëpia dhe tani rezultojnë të zhdukur edhe mjetet e tyre.

 

“S’ka polici këtu, s’ka shtet. Se edhe 40 pula të ishin gjenden, jo dy njerëz me dy motorë. Si mund të zhduken kështu pa i parë njeri”,- thotë kunati i Gëzimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja