VLORË - Prokuroria e Vlorës ngre dyshime për njëanshmëri të gjyqtarëve në procesin ndaj kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe kërkon zëvendësimin e tyre.
Dyshimet e akuzës janë ngritur pas dorëheqies së Skënder Halucajt nga trupa gjyqësore që do të gjykonte Gjikën këtë të mart, ku largimi i Halucës ka sjellë dhe dështimin e seancës së parë të këtij procesi.
Por në këtë situatë të krijuar prokuroria e Vlorës kërkon dhe largimin e dy gjyqtarëve të mbetur në trupën gjyqësore ku bëjnë pjesë Anastasi Shehu dhe Laurent Fucia.
Në argumentat e saj për largimin e 2 gjyqtarëve të mbetur në trupën gjyqësorë prokuroria rendit faktin se në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të këtij trupi gjykues (kjo për efekt të ligjit), duke pranuar interesin në zgjidhjen e çështjes, ka ndikuar apo mund të ndikojë mbi dy anëtarët e trupit gjykues, duke cënuar parimin e besueshmërisë në dhënien e drejtësisë.
Më tej, sqaron prokuroria e Vlorës krijohet bindja se dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues janë tashmë të njëanshëm, për vetë faktin se vetë kryetari i këtij trupi gjykues ka pranuar interesin në këtë procedim. Për rrjedhojë çmojmë se dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues janë të ndikuar apo mund të ndikohen, kjo edhe për shkak të faktit se i njëjti trup gjykues prej një kohe relativisht të gjatë gjykon çështjet penale.
Kërkesa e prokurorisë për zëvendësimin e dy gjyqtarëve të mebetur në procesin Gjika me një trup të re gjyqësore do të shqyrtohet të mërkurën, ndërsa ende nuk është vendosur një datë se kur do zhvillohet seanca e rradhës ku Gjika me vartësen e tij Dorina Sulaj dhe biznesmenin Artur Haxhi akuzonte për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre duke i hapur rrugën ndërtimit të një pallati 11 katësh.
Noftimi i plotë i Prokurorisë Vlorë
".....Pas regjistrimit të çështjes penale të mësipërme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pas hedhjes së shortit, rezulton se shorti ka zgjedhur si anëtarë të trupit gjykues për gjykimin e kësaj çështje penale gjyqtarët z. Laurent Fuçia, znj. Anastasi Shehu dhe z. Skender Haluci. Kjo e konfirmuar në seancën gjyqësore të zhvilluar më datë 17/06/2015.
Rezulton se gjatë kohës nga seanca gjyqësore e datës 17/06/2015, deri në seancën gjyqësore të datës 07/07/2015, një nga anëtarët e trupit gjykues ka hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështje penale. Konkretisht ka hequr dore gjyqtari z. Skender Haluci, i cili ushtron edhe detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Duke qenë në këtë cilësi, heqja dorë nga gjykimi i kësaj çështje penale është miratuar nga Kyetari i Gjykatës së Apelit Vlorë. Nga motivacioni i përdorur në deklaratën e heqjes dorë, rezulon se gjyqtari ka pranuar njohjen dhe marëdhënien me një nga të pandehurit në këtë çështje penale, e konkretisht me të pandehurin Shpëtim Gjika. Pra, provohet se anëtari i trupit gjykues që ka hequr dorë, ka pasur interes në procedim, e për rrjedhojë ndodhemi para parashikimeve ligjore të gërmës “a” të nenit 17 të K.Pr.Penale.
Gjithashtu provohet se trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Skender Haluci, Anastasi Shehu dhe Laurent Fuçia, gjykojnë çështje penale për një periudhe më shumë se një vjeçare. Në këtë kuptim, fakti se një nga anëtarët e trupit gjykues, i cili ka dhe detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka hequr dorë nga gjykimi, çmojmë se ndodhemi para parashikimeve të gërmës “ë” të nenit 17 të K.Pr.Penale, edhe për dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Kjo për faktin se në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të këtij trupi gjykues (kjo për efekt të ligjit), duke pranuar interesin në zgjidhjen e çështjes, ka ndikuar apo mund të ndikojë mbi dy anëtarët e trupit gjykues, duke cënuar parimin e besueshmërisë në dhëninen e drejtësisë. Në këtë kuptim, tek organi i akuzës krijohet bindja se dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues janë tashmë të njëanshëm, për vetë faktin se vetë kryetari i këtij trupi gjykues ka pranuar interesin në këtë procedim. Për rrjedhojë çmojmë se dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues janë të ndikuar apo mund të ndikohen, kjo edhe për shkak të faktit se i njëjti trup gjykues prej një kohe relativisht të gjatë gjykon çështjet penale. Për këto arsye, në çmimin tonë është cënuar standarti i pavarësisë substanciale dhe formale të trupit gjykues, pasi gjyqtari jo vetëm që duhet të jetë i pavaruar, por edhe ta shprehë në dukje pavarësinë e tij. Në rastin konkret, kur një nga anëtarët e trupit gjykues ka hequr dorë nga gjykimi për shkak të interesit në procedim, dhe në rastin kur është dhe Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si dhe anëtarë prej shumë kohësh i po të njëjtit trup gjykues, çmojmë se është cënuar standarti i gjyqtarit të pavarur, pasi tek organi i akuzës është krijuar perceptimi se gjyqtarët nuk janë të paanshëm në gjykimin e kësaj çështje penale".
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO