Dhjetëra shpendë të ngordhur janë konstatuar në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e kësaj të shtune. Ato janë vërejtur nga qytetarë të cilët frekuentonin zonën për ecje. Pamjet e shpërdara prej tyre kanë ngritur shqetësimin për shëndetin publik dhe atë mjedisor.
Të kontaktuar nga Report Tv ekspertë të fushës ngrenë dyshimin se rasti mund të lidhet me gripin e shpendëve. Sipas drejtorit të veterinarisë në Vlorë, Atila Kojdheli dyshohet se ngordhja e shpendëve të egër të jetë nga virusi i gripit pas identifikimit të një vatre në Shqipëri në muajin dhjetor në Zall Herr.
Pavarësisht se zona u karantinua, shpendët e egër janë të parat që preken nga gripi dhe bëhen mbartës të virusit. Drejtori i veterinarisë në Vlorë thotë se mëngjesin e së dielës do të nisin menjëherë nga mbledhja e shpendëve të ngordhur në zonë e plazhit të vjetër dhe kryerjen e analizave për të gjetur shkakun.
Eksperti sqaron se nuk ka asnjë rrezik për qytetarët pasi gripi i shpendëve nuk përhapet te njeriu. Shqetësimi i vetëm i vetërinerëve lidhet me fatin e shpendëve në fshatra dhe tek fermat e mëdha. Ndaj sipas tyre është me rëndësi vaksinimi në kohë i shpendëve dhe masat e izolimit në rastet e identifikimit të prekjes.
Ore //ekspert//,California deklaroi gjendje emergjence per gripin e zogjve,se perhapet e kalon nga zogjte te gjedhet,te shpezet e pularive e te njerezit e eshte nje rast personi qe u shtrua ne gjendje te rende ne spital me grip shpendesh e ti thua nuk kalon te njeriu!! E ke marre vesh apo jo qe ka aftesi te beje mutacion te shpejte?! Te pakten jepni njoftim qe zogjte e ngordhur te mos preken e mblidhini sa me shpejt e thuajuni njerezve te kene kujdes deri ne nje njoftim te dyte pas daljes se analizave!
PërgjigjuEdhe sikur ne te na kanoset tragjedia me e madhe, kemi nje kryeminister qe ka ndertuar kulle per vete, dhe nje qeveri qe qartesisht na konsideron dele te skarcueshme.
PërgjigjuRezultatet e anijeve kancerogjene qe jane parkuar ne Zvernec...
Përgjigju