VLORË- Dy makina janë djegur në Vlorë pak pas mesnate. Mësohet se makinat janë në pronësi të 49-vjeçarit Arjan Gogo dhe dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 në fshatin Nartë. Ende nuk dihen arsyet përse u është vënë flaka dhe nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët.
Goga rezulton pronar i një restoranti në Nartë, por nuk dihet nëse kjo zjarrëvënie ka të bëjë me konkurrencën apo për ndonjë arsye tjetër.
Nga kamerat e sigurisë është parë një person i maskuar me kapuç i cili ka spërkatur të dyja mjetet me lëndë djegëse duke u vënë më pas zjarrin. Personi është larguar më pas në afërsi të një zone me ullishte pas djegies. Në polici pronari i dy mjeteve ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga policia për vijim të hetimeve dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorit.