Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se i është vënë zjarri mjetit të parkuar tip ‘Audi’, në pronësi të shtetasit Taulant Korkaj, 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35, në lagjen ‘Isa Boletini’, ndërsa nga flakët mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrvënia në mjet të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

d.c./shqiptarja.com