Një shkëndije elektrike mësohet se ka qenë shkaku i zjarrit që përfshiu banesën në lagjen 'Partizani' në Vlorë.
 
Pas sinjalizimit të banorëve të lagjes zjarrfikësja ka mbërritur, ndërsa mësohet se në banesë në kohën e shpërthimit të zjarrit nuk ka pasur asnjë person.
 
Pronari i banesës është Ilirjan Ago 58 vjeç, ndërsa në momentin që ka mbërritur në banesë, zjarrfikëset kanë qenë duke u përballur me flakët.
 
Nga hetimet paraprake dyshohet se flakët janë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë.



[gallery]21037[/gallery]


dy.b/shqiptarja.com