VLORE - Automjetit të kryeregjistrueses së Vlorës, në zyrën e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa policia e qytetit bregdetar dyshon se ngjarja lidhet me detyrën e zonjës Ina Luçi.
 
Sipas policisë së Vlorës makina e kryeregjistrueses ndodhej e parkuar pranë banesës së saj dhe është djegur gjatë natës. Burime nga policia e qytetit bregdetar thanë për Shqiptarja.com se makina është spërkatur fillimisht me benzinë, i janë thyer xhamat dhe më tej i është vënë flaka.

Ina Luçi
(Në foto: Kryeregjistruesja e Vlorës,në zyrën e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ina Luçi)
 
Nga djegia e makinës tip Toyota me targa AA 756 HP nuk ka pasar asnjë të lënduar.

makine e shperthyer
(Në foto: Makina e shperthyer sot në Vlorë) Foto të tjera

Në një pronconim për Shqiptarja.com vetë zonja Luçi tha se nuk ka asnjë konflikt institucional apo personal.



Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve

vlore
(Në foto: Vendi ku ka shpërthyer automjeti) Foto të tjera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)