Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës.
Mësohet se në momentin e zjarrit, automjeti ka qenë i parkuar në zonën e skelës, ku fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.
Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht pjesa e përparme e mjetit.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Automjeti është një Audi “Q 7” me targë “AA494 AX”, mësohet se i përket biznesmenit Arben Rrokaj, i cili është pronar i një shoqërie autobusash.

(Fotografi e makinës të djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë)
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.08.2017 rreth orës 02:55 Salla Operative njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ''Uji i Ftohtë'', ka marrë flakë një automjet.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak i kryer prej tyre ka rezultuar se ka qënë duke u djegur mjeti tip ''Audi'', në pronësi të shtetasit A.Rr.,(pronar i një shoqërie autobuzash).
Mjeti ka qënë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorrit.
Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkakëtuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin /identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com