Llogara-Një makinë është djegur plotësisht në Llogara, ku fatmirësisht nuk janë shënuar persona të lënduar.
Mësohet se automjeti ka qenë në ngjitje të këtij aksi rrugor, i cili njihet si një nga më të vështirët në vendin tonë dhe është mbinxehur duke shkaktuar edhe flakët që kanë çuar në djegjen e plotë të tij.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se automjeti që ëhshtë djegur ishte i tipit "BMW" dhe ka qenë në pronësi të 30- vjeçarit E.R, banues në Kuçovë.
Bëhet e ditur se qarkullimi në këtë aks rrugor i është rikthyer normaliteti, pasi ishte bllokuar për 30 minuta prej djegies së automjetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.08.2017 rreth orës 09:30 njoftohemi nga salla operative se në vendin e quajtur ''Shata'' në Llogara, një automjet tip ''BMË'' me targa ''AA 166 HR'', ka marrë flakë dhe është duke u djegur plotësisht.
Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit E.R., 30 vjeç, banues në Kuçovë.
Nuk ka dëmtime personash.
Shërbimet e policisë janë dërguar në vendngjarjë për zbardhjen e shkakut për të cilin automjeti ka marrë flakë.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO