Vlorë- Në orët e vona të së enjtes është djegur një makinë në aksin rrugor Skelë-Ujë i ftohtë në afërsi të Marinës.

Makina e djegur është e tipit “Ford Fusion” dhe ka qënë e parkuar në çastin që është përfshirë nga flakët dhe nga raportimet mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrëfikse që të bëhej e mundur shuarja e flakëve që shkrumbuan makinën.

Grupi hetimor që po merret me çështjen shprehu dyshimet se mund të jetë zjarrëvenie e qëllimshme.

Më herët në pasditen e së enjtes rreth orws 19:00 një tjetër makinë mori flakë në ecje e sipër për shkak të një difekti teknik dhe për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com