VLORË-Një lokali në katin e parë të një pallati në Vlorë i është vënë një sasi dinamiti ku nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e godinës.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:20, në lagjen "Lirimi", ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
  
Lokali është në pronësi të shtetasit Robert M., 56 vjeç, i cili ende nuk është prononcuar nëse ka konflikte me njeri.
 
Policia gjeti në vendngjarje një mbetje fitili të dinamitit ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.

[gallery]22628[/gallery]