Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat, në Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri është pikasur nga disa banorë të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen. 

Disa prej banorëve janë nisur edhe vetë drejt zonës së përfshirë nga flakët, për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Zjarr po zgjerohet ndërsa zona është e mbushur me shkurre. Automjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë, për shkak të terrenit të vështirë.


Lajmi kryesor:

Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Evakuohen tre familje! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, banesat në rrezik