/ATSH-Harilla Koçi/.- 13 biznese italiane do të jenë pjesë e një aktiviteti që do të zhvillohet të enjten në mjediset e Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, përmes të cilit do të synohet realizimi i takimeve me studentë të diplomuar në këtë institucion të arsimit të lartë, njohës të gjuhës italiane dhe përfshirja e tyre në potencialin human të kapitalit italian që operon në këtë qytet..
"Ditët e karrierës italiane"( "Career Day Italia 2014"), një nismë e përbashkët mes Konsullatës së Përgjithshme të Italisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, në bashkëpunim me Universitetin "Ismail Qemali", synon të krijojë gjithashtu një dimension dhe model të ri marrëdhëniet mes dy vendeve dhe perspektivën e të rinjve dhe të rejave studentë, duke i bërë ata aktorë realë në tregun e punës.
Për këtë qëllim, janë ftuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti sipërmarrje të suksesshme italiane që operojnë prej vitesh në tregun e Vlorës, por edhe biznese që po tentojnë të hyjnë aktualisht në këtë treg.
Këto detaje u prezantuan të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp të Konsullit të Përgjithshëm të Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio dhe kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Breshani.
"Për herë të parë zhvillohet një aktivitet me dimensione të tilla, një takim mes sipërmarrësve kryesisht italianë dhe studentëve të Universitetit të Vlorës, mes të cilëve edhe prej atyre që janë diplomuar në këtë universitet", u shpreh Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio. Sipas tij, janë 13 biznese italiane me emër, të cilat operojnë prej vitesh në tregun shqiptar, mes të cilëve Banka Intesa San Paolo, "Veneto Bank", "Marina Orikum", "Petrolifera italo-shqiptare", CNC Tecnology etj, që e shtrijnë aktivitetin në territorin e qarkut konsullor, por edhe biznese që po tentojnë të futen në tregun shqiptar. "Ky është një aktivitet, që përmbyll rradhën e aktiviteteve për këtë vit, pas "Javës italiane në Shqipëri", apo "Expo Vlora 2014", që kanë patur si synim afrimin e biznesit italian në Vlorë", theksoi Bergesio.
Nga ana e tij, Arben Breshani, falenderoi Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë dhe konsullin Stefano Bergesio, ndërkohë që e cilësoi këtë aktivitet një event, një risi për qytetin dhe fillimin e një bashkëpunimi efektiv në këtë drejtim. Ai theksoi se kjo është edhe një mundësi shumë e mirë punësimi për studentët më të mirë, studentët e karrierës, tek firmat italiane që operojnë në Vlorë.
"Ne kemi patur një bashkëpunim të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë, ku veçoj atë të pranisë së 60 sipërmarrësve italianë në Vlorë , në kuadrin e "Javës së biznesit Italian", "Expo Vlora 2014", me pjesëmarrjen e mjaft firmave italiane, që sigurisht kanë impaktin e tyre në zhvillimin e qytetit", u shpreh Breshani.
Në vazhdim të aktivitetit në fjalë, në mjediset e Petrolifera Italo-Shqiptare në Vlorë, në prani të Ambasadorit të Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani dhe të Presidentit të Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri Maurizio Zannier, organizohet një takim me sipërmarrje dhe shoqëri italiane që operojnë në këtë qark konsullor.
Qëllimi i takimit, sipas burimeve zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë, është forcimi i mëtejshëm i prezencës së kapitalit italian në Jug të Shqipërisë dhe mbështetja e aktiviteteve sipërmarrëse dhe shoqërive italiane e italo-shqiptare që operojnë në këtë zonë.
Pak javë më parë, në qytetin e Vlorës dhe qarkun konsullor, u zhvillua Java e Gjuhës Italiane në Botë, gjatë së cilës u organizuan aktivitete me të rinjtë e shkollave të mesme dhe studentë, me intelektualë e qytetarë, ku u promovuan vlera të kulturës dhe të gjuhës italiane, u dhanë koncerte nga artistë italianë, u prezantuan dhe u dhuruan libra nga autorë të vendit fqinj, si dhe u dhanë shfaqje kinematografike.
Këto veprimtari, pasojnë aktivitete të tjera të zhvilluara gjatë vitit 2014 nga kjo konsullatë.
Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë e ka intensifikuar dukshëm aktivitetin e vet, përmes organizimit të veprimtarive që kanë në bazë dimensionin ekonomik dhe atë kulturor, si një mundësi për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në fushën e ekonomisë veçohen "Expo Vlorë 2014", ku morën pjesë 7 firma të njohura italiane, si dhe "Java e biznesit italian", ku u përfaqësuan 60 subjekte prodhuese dhe tregtare nga vendi fqinj.
Ndërkohë, në muajin maj, në këtë qytet u finalizua konkursi "Giovani Voci per L'Italia", organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë, në përfundim të të cilit u akorduan dy çmime për të rinjtë që u përfshinë në të në një hark kohor prej një muaji.
Me këtë rast, në sallën e Teatrit "Petro Marko" u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimit të konkursit "Giovani Voci per l'Italia", ku mes momenteve më të veçanta ishte edhe koncerti i këngëtarëve Roberta Bonanno dhe Andrea Maestrelli të njohur për protagonizmin e tyre në programe të njohura televizive si "Amici", apo në Festivalin "Sanremo Giovani 2013". Ndërkohë, në një atmosferë emocionesh u zhvillua edhe një audicion publik i 12 të rinjve që synojnë të ndërrmarrin karrierën e këngëtarit.
Konkursi u mbyll me dhënien e çmimit nga një juri ekspertësh të ardhur posaçërisht nga Italia të cilët kishin realizuar më parë vlerësimin e procesit një mujor të këtij kompeticioni.
Pjesë e këtij aktiviteti që nisi në muajin prill dhe që synonte promovimin e kantautorëve të rinj dhe interpretuesve nga rrethet Vlorë dhe Fier, ishte edhe një koncert me muzikë "live" italiane me praninë e këngëtarëve të rinj nga vendi fqinj, Roberta Bonanno e Andrea Maestrelli
/Shqiptarja.com