Petraq Moçka, një fermer i vogël në fshatin Novoselë, qendër e komunës me të njëjtin emër, 20 km në veri të Vlorës, ka vendosur që edhe këtë vit të mbjellë 4-5 dynymë me grurë. 53-vjeçari ka besim se çelja e farës dhe zhvillimi i bimëve do të jetë i mbarë. Sipërfaqja e mbjellë me grurë mjafton që ai të sigurojë nevojat vjetore për bukë për të gjithë familjen.
E aplikon prej vitesh mbjelljen e kësaj kulture bujqësore dhe mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur. Ashtu si ai edhe mjaft fermerë të tjerë të Novoselës dhe komunave të tjera të rrethit të Vlorës, kanë nisur të mbjellin sipërfaqe të konsiderueshme me grurë, me synimin për të siguruar nevojat për konsum, por edhe për shitje. Kjo tendencë reflektohet edhe në treguesit në tërësi të sektorit të bujqësisë në këtë rreth dhe në shkallë qarku. Gjatë viteve të fundit prodhimi i drithrave të bukës veçanërisht ai i grurit, në rrethin e Vlorës ka shënuar një rritje të vazhdueshme.
Gjatë vitit të kaluar, në këtë rreth u prodhuan gjithsej 16110 tonë drithra nga të cilat pjesën më të madhe e zinin gruri dhe misri respektivisht me 9410 dhe 5100 tonë, ndërkohë që në vitin 2008 sasia e përgjithshme e grurit arriti në 6100 tonë.
Në një analizë më të detajuar, krahasuar me vitin 2008 prodhimi i grurit pothuajse është dyfishuar, çka është rrjedhojë e rritjes së interesit të fermerëve për këtë kulturë bujqësore. Gjatë vitit të kaluar në rrethin e Vlorës u mbollën gjithsej 3886 hektarë me drithra, nga të cilat 2091 hektarë me grurë, 930 hektarë me misër dhe pjesa tjetër kultura të tjera nga kjo familje. Kjo u shoqërua edhe me rritje të konsiderueshme të rendimentit, nga të cilat prodhimi i grurit shënoi një tregues mesatar prej 45 kv/ha, ndërsa ai i misrit 54.8 kv/ha. Në total, në shkallë qarku, duke përfshirë edhe rrethet Sarandë e Delvinë, u mbollën 6349 hektarë me drithra buke, kryesisht me grurë dhe misër me një sasi të përgjithshme prej 43091 tonë, nga të cilat 9957 tonë grurë.
Treguesit e mësipërm, sipas specialistëve të bujqësisë, janë rrjedhojë e zbatimit të politikave nxitëse e stimuluese të Ministrisë së Bujqësisë, përmirësimit të sistemit ujitës e kullues, orientimit dhe dhënies së informacionit për teknologjitë e reja, inciativës së fermerëve për shtimin e prodhimit etj
ATSH
/Shqiptarja.com