Vlorë - Prodhimi i drithërave të bukës, veçanërisht i grurit, në qarkun e Vlorës po shënon rritje të vazhdueshme.
Duke iu referuar të dhënave të një studimi ne kuadrin e projektit IPATECH, të financuar nga BE-ja, në qarkun e Vlorës numërohen 29031 ferma bujqësore të orientuara në kultivimin e bimëve të arave, ku rezultojnë 174605 parcela bujqësore të mbjella me bimë të kësaj kategorie, ndërkohë që në 23287 rezultojnë si aktivitete të përziera me bimë arash dhe blegtori, 25102 në pemtari etj.
Kështu, gjatë vitit të kaluar, vetëm në rrethin e Vlorës u prodhuan gjithsej 16110 tonë drithra nga të cilat pjesën më të madhe e zinin gruri dhe misri respektivisht me 9410 dhe 5100 tonë, ndërkohë që në vitin 2008 sasia e përgjithshme e grurit arriti në 6100 tonë. Në një analizë më të detajuar, krahasuar me vitin 2008, prodhimi i grurit pothuajse është dyfishuar, çka është rrjedhojë e rritjes së interesit të fermerëve për këtë kulturë bujqësore.
Nga ana tjetër, gjatë vitit 2013 në rrethin e Vlorës u mbollën gjithsej 3886 hektarë me drithra, nga të cilat 2091 hektarë me grurë, 930 hektarë me misër dhe pjesa tjetër kultura të tjera nga kjo familje. Kjo u shoqërua edhe me rritje të konsiderueshme të rendimentit, nga të cilat prodhimi i grurit shënoi një tregues mesatar prej 45 kv/ha, ndërsa ai i misrit 54.8 kv/ha.
Në total, në shkallë qarku, duke përfshirë edhe rrethet Sarandë e Delvinë, u mbollën 6349 hektarë me drithra buke, kryesisht me grurë dhe misër me një sasi të përgjithshme prej 43091 tonë, nga të cilat 9957 tonë grurë.
Po ashtu, rezultojnë të dhëna interesante edhe në zëra të tjerë, siç është kultivimi dhe prodhimi i perimeve, veçanërisht nga serat. Rendimenti dhe sasia e përgjithshme e prodhimit nga serat kanë tregues shumë më të mirë krahasuar me perimet e fushës. Kështu, rendimenti mesatar që sigurohet nga serat është rreth 650 kv/hektar, ndërkohë që për perimet e fushës ky tregues është rreth 3.5 herë më i ulët.
Mjaft fermerë vlonjatë po e orientojnë prodhimin e perimeve drejt serave. Kjo për shkak të leverdisë ekonomike që ka kjo praktikë. Aktualisht, në shkallë qarku serat zënë një sipërfaqe të përgjithshme prej 18.14 hektarësh, nga 11 hektarë që është kjo sipërfaqe për rrethin e Vlorës. Nga ana tjetër, në krahasim me vitin 2005, sipërfaqja e serave për qarkun dhe rrethin e Vlorës rezulton të jetë rritur me pothuajse dy herë. Aktualisht, në qarkun e Vlorës prodhohen gjithsej 35152 tonë perime në vit, nga të cilat 1564 tonë sigurohen nga serat. Mes tyre vendin kryesor e zenë domatet dhe më pak, trangujt, sallata, spinaqi, barbunjat. /ATSH/
/Shqiptarja.com