Një dokument që Report Tv ka sigurar nga Drejtoria e Shendetit Publik në qytetin e Vlorës vijon të ketë plazhe të cilat janë të ndotura. Sipas raportit të DShP janë 8 pika që konsiderohen si plazhe të ndotura.
Ndërsa 2 prej tyre, siç është plazhi i Marinës dhe plazhi i Vjetër konsiderohen si më shumë të ndotura, kjo për shkak të derdhjes së ujrave të zeza në det, por pushesit më të shumtë janë në këtë zonë. Pavarësisht se situatës së ndotjes prej shumë kohësh, deri tani nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e tyre.
Ndërkohë pak më poshtë plazhit të vjetër në afërsi të pyllit të Sodës ndodhet dhe kanali i madh i qytetit të Vlorës, ku gjithë ujrat e zeza, pasi kalojnë në hidrovor derdhen në det, edhe kjo një pikë shumë e ndotur. qytetarët shprehen optimist se situata do të përmirësohet, por deri tani ajo mbetet e pandryshuar.
Edhe pse për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujrave janë investuar miliona euro, ujra e zeza derdhen në det të pa trajtuara në asnjë moment e ky impiant nuk është vënë akoma në punë.
Lungomare...
Përgjigju