VLORË- Vazhdojnë kontrollet në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues dhe denoncimeve janë arrestuar 8 shoferë , si dhe është vënë nën hetim 1 tjerër, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Janë pezulluar 6 leje drejtimi, nga të cilat 4 për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 1 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 1 për qarkullim në sens të kundërt. Është bllokuar 1 automjet i blinduar, drejtuesi i të cilit qarkullonte pa autorizimin përkatës për këtë kategori automjeti.
Janë vendosur gjithsej 1391 masa administrative, nga të cilat:
- 6 masa për tejkalim shpejtësie;
- 95 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 79 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
- 7 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
- 107 masa për parakalime të gabuara;
- 400 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
- 697 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Komente








