VLORË - Tentativë grabitjeje regjistrohet të ketë ndodhur sot në mbrëmje në një supermarket Conad në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, teksa dy persona të armatosur, pa maska, kanë hyrë të grabisin supermarketin pikërisht në zonën e ish-Fabrikës së Orizit.

Siç informon nga Vlora korrespondenti i 'A1Report", Armand Xhelilaj, situata ka mbetur vetëm në tentativë grabitjeje, pasi autorët janë pikasur nga pronari i supermarketit dhe nuk kanë mundur të vjedhin, por janë larguar me shpejtësi.

Policia ndërkohë ka bllokuar qarkullimin në rrugën Vlorë-Skelë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)