Vlorë, dy të arrestuarit për gomonen në kamionin me jonxhë, të dënuar në Itali për vjedhje

Policia e Vlorës prangosi një ditë më parë, (14 qershor 2023) Eduart Alikajn dhe Feta Shametajn gjatë operacionit në fshatin Babicë e Vogël, ku u sekuestrua dhe gomonia e fshehur në një trajler me jonxhë.

Policia nuk ka ende njoftim zyrtar, por burime për Report TV thanë se Shametaj dhe Alikaj ishin shpallur ne kerkim kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. 

Operacioni është zhvilluar për llogari të shtetit italian.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Torinos për vepren penale vjedhje me dhunë.

Ndërsa gjatë kontrolleve në fermë në fshatin Babicë të Vlorës, policia gjeti dhe sekuestroi një gomone 10 metra të gjatë, e fshehur brenda një trajleri të ngarkuar me jonxhë. Burimet thanë se ka dyshime se gomonia e trafikuar, pa dokumente mund të përdorej për trafik droge apo klandestinësh.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave ka qenë Erion Braçe', deputeti i PS 'shpërthen' në të qeshura

'Ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave ka qenë Erion Braçe', deputeti i PS 'shpërthen' në të qeshura