Vlorë e Sarandë, arrestohen 3 të
kërkuar e 2 për shpërndarje droge
Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga Interpol Athina e Tirana, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Kjo e fundit njoftoi, se është arrestuar në Greqi, Apostol Buçaj, 42 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Foto Mërtirit në vitin 1994 dhe u dënua në mungesë në vitin 2008. (Foto: Apostol Buçaj)
VLORE- Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga Interpol Athina e Tirana, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Kjo e fundit njoftoi, se është arrestuar në Greqi, Apostol Buçaj, 42 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Foto Mërtirit në vitin 1994 dhe u dënua në mungesë në vitin 2008.
Po ashtu, nga Interpol Athina u vu në pranga edhe i kërkuari tjetër Thoma Canaj, 45 vjeç, masi në korrik të vitit 2002 ka vrarë me armë Arjan Dyrmishin dhe plagosi Rei Skëndajn.
Gjithashtu, sipas policisë së Vlorës, u arrestua edhe 54-vjeçari Hariz Murataj, pasi gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vjet e gjashtë muaj burg për trafik narkotikësh.
Ndërkohë në Vlorë janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë, Dritan Alushi për dhunë ndaj një femre me të cilën bashkëjetonte, si dhe 14-vjeçari K.A., pasi në banesën e tij u gjetën 350 gramë hashash.
Dy persona të tjerë janë arrestuar në Sarandë dhe konkretisht Ardit Qoku 25 vjeç dhe Drini Kroj, 34 vjeç, respektivisht për vjedhje e shpërndarje lëndësh narkotike.
Policia e Vlorës njoftoi gjithashtu, se mbi bazën e hetimeve disamujore nën drejtimin e Prokurorisë, është bëre sekuestro preventive e truallit prej 20.039 m katror, e cila ndodhet në zonën e “Plazhit të Vjetër” të qytetit të Vlorës, vlera e të cilë shkon në rreth 1 milion euro.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
20.4%
-
Jo
70.1%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1128
Lajme të tjera
-
P/ligj ‘për gjendjen civile’ për të shtuar shërbimet online: Detyrim, deklarimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve
3 Maj, 17:20
-
U paragjykua për diferencën në moshë me Diola Dostin, ja si përgjigjet biznesmeni
3 Maj, 17:12
-
Vendosi 100 mijë paund baste, Sandro Tonali dënohet sërish
3 Maj, 16:58
-
Koalicioni pro familjes: Konsultë me ministrinë e Shëndetësisë për ligjin për surrogacinë, vendi s’është gati
3 Maj, 16:50
-
Komisioneri Publik ankimon në KPA: Të shkarkohet prokurori i Tiranës Valentin Preçi
3 Maj, 16:49
-
Protesta të dhunshme pro Gazës, 2000 arrestime në universitetet e SHBA! Sanders: Këto mund të jenë ‘Vietnami’ i Joe Biden
3 Maj, 16:41
-
Paradite futbollist, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re
3 Maj, 16:34
-
30 viktima në Brazil nga çarja e digës së një hidrocentrali! 60 persona rezultojnë të zhdukur, 500 mijë pa energji
3 Maj, 16:20
-
Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror
3 Maj, 16:08
-
Luftoi për çlirimin, diktatura e pushkatoi, ‘Mirënjohje’, çamit Teme Sejko, i biri: Isha 12 vjeç, dëgjova ulërimën e mamasë, nuk kuptonim se ç’po ndodhte!
3 Maj, 16:05
-
NBA/ New York Knicks dhe Indiana Pacers kalojnë më tej, eliminohen 76ers dhe Bucks
3 Maj, 15:59
-
Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes
3 Maj, 15:40