VLORE - Një elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme në hyrje të Orikumit në Vlorë pasi e ka zënë korenti duke punuar në majë të shtyllës. Viktima është elektriçisti Irakli Zaka, 58 vjeç, i cili humbi jetën duke punuar dhe ka mbetur në shtyllë për afro 60 minuta.

Ngjarja ka ndodhur në orën 8 e 30 minuta kur 58-vjeçari Zaka mbasi ka shkuar në punë i është dhënë detyrë për të riparuar defektin në një prej shtyllave elektrike në hyrje të Orikumit.

Mbasi ka marrë detyrën ka veshur rripat e punës si dhe paisjet e duhura për të riparuar defektin, por në një moment pakujdesie trupi i tij ka prekur telin e tensionit i cili më pas ka përshkruar gjithë trupin e 58-vjecarit duke i shkatuar atij vdekjen e menjëhershme.

Kolegët e tij e kanë pasur të vështirë për ta zbritur nga shtylla trupin pa jetë të 58-vjecarit, më pas ata kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë si dhe të zjarrfikëseve me qëllim për të bërë të mundur zbritjen e trupit pa jetë.

Trupi i Zakes ka ndejtur varur në shtyllë mëse një orë deri sa kanë ardhur mjetet e zjarrfiksëeve dhe të policisë hetimore. Policia ka kryer ekspertizën e nevojshme të vendit të ngjarjes, më pas trupi pa jetë është dërguar në morgun e spitalit për t’i kryer ekspertizat e nevojshme mjekoligjore.

Sipas ekspertëve shkaku i rënies në kontakt me korentin e 58-vjeçarit ka qenë pa kujdesia e tij, si dhe duke e favorizuar dhe lagështia që kishte në shtyllën e tensionit elektrik.

Prokuroria ka filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet që sollën vdekjen e 58-vjecarit Zaka, i cili kishte një përvojë shum vjeçare si elektriçist.

(eç/shqiptarja.com)