Vlorë, eksponenti i LSI godet me
grusht komisionerin e PS/ VD

Vlorë, eksponenti i LSI godet me<br />grusht komisionerin e PS/ VD
 Sherr dhe përplasje me grushte në Vlorë, simpatizanti i LSI goditi komisionerin e PS.
 
Pas përfundimit të votimit në fshatin Bishan në Novoselë në momentin e dorëzimit të kutisë së qendrës së votimit, njërës prej anëtareve të komisionit nga PS-ja i ra të fikët.
 
Makina me kutinë e votimit dhe anëtaren e komisionit që i ra të fikët u nis për në spital, por LSI ka kërkuar që makina të kthehej pas, pasi në makinë nuk ndodhej komisioneri i LSI.
 
Pas kërkesës së LSI për kthimin e makinës, anëtarja që i ra të fikët nuk u zbrit nga automjeti për t’i dhënë ndihmën e parë në spital.
 
Makina ka devijuar rrugën nga spitali për në KZAZ për të dorëzuar kutinë, por Moisi Meminaj dhe kandidati për deputet Flamur Çela nga LSI kanë kërkuar një ekspertizë të kutise para se të merrej në dorëzim në KZAZ, pasi pretendojnë se në momentin që automjeti ndryshoi itinerarin mund të ketë pasur ndërhyrje në kuti.
 
Sipas Moisi Meminajt, në momentin që makina u drejtua për në spital bashkë me kutinë nuk ka pasur përfaqësues të LSI, gjë e cila sipas tyre është shfrytëzuar për ndërhyrje në kutinë e votimit.
 
Përfaqësuesit e LSI kërkojnë ekspertizë, por komisionerët e PS kanë kërkuar që kutia të dorëzohet dhe më pas të shikohet nëse janë në rregull apo jo dhe për to vendos KQZ, jo policia, por Meminaj i revoltuar ka qëlluar me grusht komisionerin e PS.
 
Në debat janë përfshirë edhe kandidati tjetër i LSI për deputet Shezai Rrokaj dhe prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha.

Më pas ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën, ndërsa pas mbi nje ore debat dhe sherr kutia është dorëzuar në KZAZ.
 
Moisi Meminaj, qe qelloi anetarin e PS ka qenë kryetar i PD, por kaloi nga LSI pas përplasjeve me Bashën.

Debati i plotë
Shezai Rrokaj:
Kush jeni ju? Ne kërkojmë kryetaren e KZAZ
Etjona Hoxha: Jam drejtuese politike e PS, kam ndjekur të gjithë procesin
Anëtari i PS: Në makinë ishte edhe anëtari i LSI
Flamur Çelaj: Të kontrollohen vulat
Shezai Rrokaj: E vetmja mënyra për të zgjidhur është të vijë kryetarja e KZAZ ta verifkojmë
Etjona Hoxha: Bëni kërkesë në KZAZ, jo të bllokoni kutitë
Flamur Çelaj: Nëse nuk doni të përshkallëzoni sjelljen tonë, mbani distancë
Etjona Hoxha: Kutitë duhet të shkojnë brenda, bëni ankesë në KZAZ, ekspertimi brenda
Anëtari i PS: Nuk ka shanse....
Moisi Meminaj: Si nuk ka shanse, të q...Pse bën presion ai

Ndërhyn policia për të qetësuar situatën
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën