TIRANE - Erozioni shemb dy banesa të tjera në lagjen Partizani në qytetin e Vlorës. Rrëshqitja e tokës ka shkaktuar edhe dëmtimin e aksit kryesor, që lidh Vlorën më fshatrat e lumit të Vlorës.

Banorët shprehen të shqetësuar lidhur me këtë situatë. Ata bëjnë apel për ndërhyrje immediate para se të shkaktohet ndonjë tragjedi e mundshme.

Dëmtimi i mureve rrethues përgjate rrugës, përbën tashmë problem për drejtuesit e automjeteve  pasi dherat kanë zënë një pjesë të rrugës, por mbetet edhe rreziku për jetën e qytetarëve.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)