Element arkitekturor i banesës në Kudhës
TIRANË, 12 Shtator / ATSH / - Projekti i Reabilitimit të Banesave të Jugut ka startuar me punime e kryera në fshatrat Kudhës dhe Qeparo, me qendrën e fshatit Kudhës dhe shëtitoren e Qeparoit.
Lajmin e bën me dije Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë, e cila bashkangjitur me fotografitë e realizuara nga  specialisti N.Barjamaj thekson se gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdoj me projektin e qendrës së fshatit Pilur ,Vuno, Dhërmi e Palasë, ndërkohë që janë bërë edhe rilevimet e Kalasë së Himarës.
Banesa në fshatin Pilur
DRKK-Vlorë sqaron se këto projekte synojnë rritjen e atraksionit turistik në këto zona të cilat dallohen për vlerat ndërtimore unikale të traditës.
Ndërkohë që këto qendra do të plotësohen edhe me vendosjen e objekteve të kulturës tradicionale materiale siç janë gurët e mullirit, mulliri i vajit, çezmat dekorative, shtrime pllakash me gur, vendosje ulësesh të punuara me dru etj.
Gjithashtu do të jepen edhe shembuj të restaurimit të plotë të banesave karakteristike të bregdetit.
/k.m/ /a.g/