Vlorë, FRPD: PS u bën presion
studentëve për t'u anëtarësua

Vlorë, FRPD: PS u bën presion<br />studentëve për t'u anëtarësua
Dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar mesditën e sotme përpara zyrës së deputetit të Vlorës dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama.
 
Ata akuzuan se po ushtrohet dhunë dhe presion psikologjik në universitetin e Vlorës dhe në shkollat e mesme nga qeveria dhe nga deputeti Koço Kokëdhima, për anëtarësimet e sforcuara nga partia në pushtet.
 
Kryetari i Forumit të PD, Agim Shehaj, kërkoi që të ndalet dhuna në universitetin “Ismail Qemali” dhe shkollat e mesme, si dhe të lejohet që mësimi të zhvillohet normalisht larg procesit të imponuar të anëtarësimit. 

Gjithashtu, të rinjtë e FRPD, vendosën tek hyrja e zyrës postera të Kokëdhimës dhe Ramës, duke deklaruar se kjo zyrë në tre vite nuk ka pritur asnjë qytetar vlonjat.
 
Ndërkohë, i menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësueses së zyrës së deputetit Rama rreth kësaj proteste. Përmes një deklarate, Alma Binaj hodhi poshtë akuzat e demokratëve, duke sqaruar se zyra për qytetarët ka qenë e hapur çdo ditë dhe ka pritur 1 550 qytetarë, si dhe shumë kërkesa dhe ankesa.

Po sipas përfaqësueses së zyrës së kryeministrit Rama, Alma Binaj, qeveria ka financuar dhjetëra projekte në qytetin e Vlorës, që nga Lungo Mare dhe të tjera që priten të mbarojnë së shpejti.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot