Vlorë/ Mbylli lokalin ku ndodhi plagosja për të fshehur provat, arrestohet një ditë më vonë pronari

Vlorë/ Mbylli lokalin ku ndodhi plagosja për të fshehur provat, arrestohet një ditë më vonë pronari

VLORË- Një ditë pas plagosjes së 46-vjeçarit në Vlorë, policia ka arrestuar pronarin e lokalit ku ndodhi plagosja,a pasi ky i fundit është përpjekur të fshehë ngjarjen.  Në pranga ka rënë A.J., 55 vjeç. Siç njoftojnë uniformat blu, nga hetimet ka rezultuar se 55-vjeçari nuk ka denoncuar në polici plagosjen e 46-vjeçari të identifikuar si G.LL, por ka mbyllur lokalin me qëllim, sipas policisë, për të dëmtuar provat.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale "Moskallëzim krimi" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

Njoftimi i policisë
Në vijim të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në ambientet e një lokali në lagjen "Partizani" Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin: A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale "Moskallëzim krimi" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura