Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme një gomone me dy motorrë, e cila ishte në pronësi të Erion Markaj.

Sekuestrimi i mjetit lundrues me emrin “Bluplus” është bërë pasi, mjeti lundrues ka shkelur rregullat e sigurisë në plazhe, duke futur gomonen në zonën e plazhit për pushuesit.

Gomonja u shoqërua në pikën e bllokimit te Porti Jahteve Marina Orikum, në Vlorë, ndërsa sipas policisë masa ekstreme do të merren në vazhdimësi ndaj drejtuesve të mjeteve të cilat shkelin rregullat e sigurisë në plazhe.
 
Noftimi i plotë i policisë:
Sot ne date 29.07.2017, ora 12:30, Policia Kufitare e Vlores ne zbatim te Plan Masash per garantimin e sigurise ne plazhe ka bllokuar mjeti lundrues tip gomine , me emrin BLUPLUS, me dy motorra ne pronesi te shtetasit Erion Merkaj, nga Vlora.Ndaj mjetit do te merret masa administrative per shkak te shkeljes se rregullave te sigurise ne plazhe.Mjeti u shoqerua ne piken e bllokimit te Porti Jahteve Marina Orikum, Vlore.Masa ekstreme do te merren ne vazhdimesi ndaj drejtuesve te mjeteve te cilat shkelin rregullat e siguruse ne plazhe.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com