Vlorë, Gadishulli i Karaburunit, kur
e viziton, rikthehesh për së dyti

Vlorë, Gadishulli i Karaburunit, kur<br />e viziton, rikthehesh për së dyti
VLORE- Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit të Vlorës, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar.
 
Gati 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë, për këdo që e viziton atë.
 
Agjencitë turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty.
 
Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.
 
Pas skadimit të moratoriumit të skafeve, gjithnjë e më tepër destinacioni i vizitorëve mbetet Karaburuni me plazhet e tij të virgjëra dhe natyrën e egër, por kurative dhe qetësuese.
 
Në Karaburun mund të shkohet në dy rrugë, atë tokësore që fillon nga Orikumi dhe përshkon mespërmes bazën e Pashalimanit, sot bazë ushatarake e NATO-s, dhe që të duhet leje e posaçme nga flota detare ose ministria e Mbrojtjes, ose të nisesh me skaf ose gomone nga bregu i Vlorës dhe për disa minuta gjendesh në Karaburun.
 
Karaburuni vazhdon të mbetet një ndër plazhet më të bukura që jo të gjithë e dinë dhe kanë mundësi ta vizitojnë. 
 
Resurset natyrore, plazhi i pastër dhe qetësia, uji i kristaltë dhe gatimet tradicionale, të bëjnë që të rikthehesh aty sa herë të kesh mundësi. Megjithatë turistët kërkojnë më shumë vëmendje ndaj infrastrukturës.


  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot