Në Komunën Horë-Vranisht të Vlorës, u zhvillua forumi i parë me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm lokal, potencial për kontributin e zhvillimit rural në zonë, si pjesë e projektit "Zhvillimi i Qëndrueshëm i Integruar në Rajonin Bregdetar Jugor" mbështetur nga Agjencia Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ), në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban, Këshillin e Qarkut Vlorë dhe Bashkinë Himarë, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA..
Synimi i këtyre forumeve, të cilat janë planifikuar të zhvillohen në fshatrat Vranisht, Kallarat, Bolenë, Kuç, Çorraj, etj, është që, përmes stimulimit të diskutimeve demokratike mes pjesëmarrësve dhe bazuar në tematikat prioritare për zhvillimin e zonës së brendshme të bashkisë së Himarës, të përcaktohen dhe saktësohen orientimet e duhura për Planin e Menaxhimit të integruar të të gjithë zonës.
Organizimi i këtyre forumeve realizohet me kontributin e Agjencisë Rajonale për Zhvillim, AULEDA, e kontraktuar nga Agjencia Gjermane për Zhvillim, GIZ, si një prej partnerëve të qëndrueshëm në rajon.
Në forumin e parë, që u zhvillua me praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Urban, të GIZ, Agjencisë Kombëtare për Planifikimin e Territorit, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Këshillit të Qarkut Vlorë, Bashkisë Himarë, Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Vlorë, komunës Horë-Vranisht, përfaqësuesve të shoqatave kulturore dhe artizanale, fermerë dhe biznesmenë të zonës, si edhe përfaqësues nga komuniteti, të ineresuar për tematikën e publikuar, u trajtuan një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimin e zonës.
Mes tyre, zunë një vend të veçantë problematikat që lidhen me produktet tipike të zonës, resurse turistike, kultura, traditat, artizanati, strukturat pritëse për turistët e huaj dhe ata vendas etj. Pjesëmarrës në këtë takim, u ndalën në secilën prej këtyre çështjeve, duke evidentuar situatën aktuale dhe duke dhënë mendime për perspektivën.
Pjesë e programit të këtij forumi ishte edhe vizita e të pranishmëve në shtëpitë e dy përfaqësuesve të zonës, që kanë spikatur për nismat e tyre në punime artizanale në gur dhe dru dhe mikrpitjen e turistëve të huaj.
Projekti "Zhvillimi I Qëndrueshëm I Integruar në Rajonin Bregdetar Jugor", që financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe që implementohet nga Agjencia Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar(Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ), do të mbështesë dhe nxisë zhvillimin rural në zonën e mbuluar nga bashkitë e Vlorës , Himarës dhe Sarandës, me fokus turizmin rural.
/Shqiptarja.com