VLORË- Një grua rreth të 60-ave është gjetur e pajetë në lagjen “1 Maji” në Vlorë pasditen e sotme.

Sipas informacioneve nga policia, gruaja është gjetur në një barakë e vetmuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.