Vlorë - Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e Lungomares, Vlorë.

Sipas uniformave blu viktima është identifikuar si Shezai Hoxha rreth 89 vjeç dhe paraprakisht bëhet me dije se është mbytur në det

"Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.