VLORË-Ndryshimet klimatike kanë sjellë specie të rralla në ujrat tona.
Një peshk i rrallë i quajtur ‘Ruveto’ ka rënë në rrjetat e peshkatarëve vlonjat,të cilët janë shprehur se një peshk i tillë nuk është parë asnjëherë më parë në ujrat e detit Jon dhe Adriatik. Sipas biologëve bëhet fjalë për një specie që jeton në thellësi shumë të mëdha, që variojnë nga 600 deri në 800.
‘Ruveto’ sipas peshkatarëve është i konsumueshëm, por përmban shumë yndyrë, pasi edhe emri ‘Ruveto’, shpesh nga biologët quhet dhe ‘peshku Gjalp’.
Si pasojë e ndryshimeve klimatike periudhën e fundit ka patur një rritje të peshkut ton i cili gjithmonë edhe më tepër bie në rrjetat e peshkatarëve. Ndërkohë çdo ditë e më shpesh po shfaqen edhe gjallesa të egra të detit si peshkaqenë apo edhe delfinë.

(Peshku 'Roveto' ose i quajtur ndryshe 'peshku gjalp')
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO