Vlorë, Gjika shkoi në Prokurori
ja akuzat ndaj kryebashkiakut

Vlorë, Gjika shkoi në Prokurori<br />ja akuzat ndaj kryebashkiakut
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij para se Prokuroria e Përgjithshme ti bënte të ditura për opinionin publik. Burime nga institucioni qëndror i akuzës kanë bërë të ditur për A1 Report dhe Shqiptarja.com, se Gjika është thirrur ditën e premte (25 tetor 2013), ku është njohur me akuzën që rëndon ndaj tij, atë të “falsifikimit të dokumenteve”.

Të njëjtat burime thanë se, Gjika fillimisht ka hezituar të paraqitet në Prokurorinë e Vlorës, por me pas bashkë me avokatin e tij, ka shkuar në ambientet e institucionit të akuzës. Aty kryebashkiaku i Vlorës ka dhënë variantin e tij në lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria për të.

Mësohet se dosja hetimore ndaj Shpëtim Gjikës, bashkë me 7 persona të tjerë është dorëzuar në Gjykatën e Vlorës që të premten nga ana e prokurorisë. Hetimi për ndërtimet pa leje në Vlorë nisi pas qarkores së lëshuar nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pasi godina të shumta mbinë gjatë fushatës elektorale, sidomos në bregdet.
 
Në bazë të qarkores së Prokurorisë së Përgjithshme janë 50 ndërtime që do të rishikohen nga ana e prokurorisë. Prokurorët do të verifikojnë dhënien e lejeve dhe procedura e ndjekura për ndërtimet për gjithë zonën bregdetare.
 
GJIKA FALSIFIKOI DOKUMENTET
"Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.
 
Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë."- thuhet në deklaratën e prokurorisë.
 
Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.
 
KUSH JANE NDERTIMET E PALIGJSHME
Bëhet fjalë për ndërtimin e dy komplekseve banimi:
1-Kompleks banimi dhe shërbimi 13-kate me parkim nëntokë të ndërtuar në bulevardin qendror të Vlorës,në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat" në Skelë ku nuk lejohet ndërtimi. Pronarë të kompleksit janë  që janë marrë si të pandehur janë Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati  dhe Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj.
 
"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm, ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”, Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."- tha Ballauri.
 
2- Godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papagingo, me një kat nëntokë, në lagjen Pavarësia, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.
 
"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."  
 
ndertesat, shpetim gjika
(Në foto: Pallatet për të cilët kishte dhënë leje kryebashkiaku Shpëtim Gjika)

Të pandehurit janë:
Shpetim Gjika kryetar i bashkise Vlorë- akuzohet për "falsifikim dokumentave" të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.
 
Eleni Dardhaj punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, akuzohet për "Falsifikim të dokumentave" të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.
 
Mustafa Tartari, Artan Ferati Aleks Ahmataj, tre pronarët e 3 katëshit  akuzohen për “ndërtim të paligjshëm"të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.
 
Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj akuzohen për “falsifikimi i dokumentave” dhe “ndërtimi i paligjshëm" të kryer në bashkëpunim të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.
 
Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin edhe për disa raste ndërtimesh të tjera të paligjshme, ku dyshohet se janë të përfshirë subjekte të ndryshëm ndërtues dhe drejtues të zyrës së ALUIZNI-t të këtij qyteti.


(PDF, vendimi i Këshillit të Rregullimit të Territorit Vlorë)

 
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë