Vlorë, Gjiknuri takon sipërmarrësit
diskutim për Planin Urbanistik
Nxitja e pjesëmarrjes së kompanive nga Vlora në punët publike dhe ecuria e punës për Planin Urbanistik ishin dy prej temave të diskutuara gjatë takimit të drejtuesit politik të Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri me komunitetin e ndërtuesve.
Nxitja e pjesëmarrjes së kompanive nga Vlora në punët publike dhe ecuria e punës për Planin Urbanistik ishin dy prej temave të diskutuara gjatë takimit të drejtuesit politik të Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri me komunitetin e ndërtuesve.
Në këtë bashkëbisedim, ai shoqërohej edhe nga Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli. Ministri Gjiknuri u ndal tek investimet që po bëhen në qytet dhe perspektivën zhvilluese për vitet e ardhshme.
“Investimet publike që po bëhen në Vlorë, në ujësjellës dhe kanalizime, shëtitorja e madhe apo edhe vazhdimi i Lungomares deri tek Pylli i Sodës apo Qendra historike e Vlorës, janë një zinxhir zhvillimi që krijon premisat që Vlora përsa i përket investimeve të pasurive të patundshme të ketë një ngritje”, vlerësoi Gjiknuri.
Referuar çështjes së përfshirjes së kompanive vendase në punët publike, ai premtoi se do të angazhohet maksimalisht për të përmirësuar situatën.
“Unë do bëj çmos, brenda kufijve ligjorë, që të inkurajohen kompanitë e Vlorës që të jenë pjesë e projekteve publike, qoftë projekte në energjitikë apo në punë civile. "Edhe aty ku nuk fitojnë kompanitë nga Vlora e rëndësishme është që kontraktorë privatë të keqe", tha Gjiknuri.
Ndërkaq, Kryebashkiaku Leli ftoi sipërmarrësit të bëhen bashkë e të konkurrojnë për të fituar punët publike.
“Unë them që ju takon edhe ju si biznese që të gjeni gjuhën e bashkëpunimit për tu bërë bashkë e për të qenë konkurrues pasi historiku është vlerë në punët publike. Nga unë besoj e keni ndjerë mbështetjen dhe nuk ka për tu munguar.
Përsa i përket Planit Urbanistik që me të drejtë Beni e përmendi pak më parë, ju keni qenë prezent në të gjitha takimet publike që kemi bërë. Është marrë në konsideratë çdo kërkesë juaja, është dërguar çdo ankesë e qytetarëve tek firma që ka marrë realizimin e projektit dhe shpresoj që gjashtë mujori tjetër të na gjejë të gjithëve gati dhe shpresoj që ju të jeni gati për të filluar investimet”, sqaroi Leli.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.1%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 2233
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina
10 Gusht, 20:51
-
Shkroi historinë për Shqipërinë në Olimpiadë, titulli 'Kolonel' dhe mijëra euro në llogarinë e Chermen Valiev
10 Gusht, 20:44
-
Mbyllja e 8 degëve të postës serbe, BE sërish thirrje Kurtit: Masat ndaj Kosovës mund të shtohen! Qeveria: Padrejtësi
10 Gusht, 20:35
-
Chermen Valiev i dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer
10 Gusht, 20:19
-
Ylli Pata: Dimensionet e Gërdecit të pahetuar
10 Gusht, 20:07
-
PROFIL/ Kush është Chermen Valiev, rusi nga Osetia e Veriut që i dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori
10 Gusht, 19:58
-
Historike në 'Paris 2024'/ Mundësi Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike
10 Gusht, 19:52
-
Ishte dehur dhe rrëzohet në rrugë, vdes në spital 37-vjeçari në Pogradec
10 Gusht, 19:40
-
Kamp veror digjital në Tiranë për fëmijët e moshës 6-12 vjeç! ‘Micro-Folie’ te Piramida, Veliaj: Mundësi për fëmijët
10 Gusht, 19:25
-
Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime
10 Gusht, 19:05
-
Shëngjini, destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës! Gushti shënon rritje krahasuar me korrikun
10 Gusht, 18:47
-
Paris 2024/ Islam Dudaev rifutet në garë, Shqipëria të dielën kërkon medaljen e dytë të bronztë në Olimpiadë
10 Gusht, 18:39