VLORË- Janë goditur 4 raste të trafikut të paligjshëm të emigrantëve në Vlorë ku 2 persona janë vënë në pranga dhe 2 janë nën hetim në gjendje të lirë.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë personat me iniciale. R., 58 vjeç dhe G. L., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, Dhërmi, duke transportuar me 2 automjete, tip “Benz” dhe “Ford”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Nga ky operacion u proceduan në gjendje të lirë një person me inciale P. B., 57 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet taksi, drejt Qafë Botës, 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit;
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe një 34 vjeçare e cila ishte në Sarandë, pasi ka transportuar me një automjet taksi, në aksin rrugor Xarë - Sarandë, 3 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"
Komente








