Vlorë/ Goditi me thikë 35-vjeçarin pas një konflikti, ‘Shqiponjat’ arrestojnë të riun 

VLORË – Një 30-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme nga “Shqiponjat” pasi plagosi me thikë një 35-vjeçar.

Dyshohet se 30-vjeçari i identifikuar me inicialet A.B. plagosi me 35-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.A. në vendin e quajtur “Landfilli” në fshatin Sherishtë, pas një debati për motive të dobëta.

Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.  

“Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç”,-njofton policia. 

Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. 
 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës